dimanche 7 octobre 2012

Adelina Tahiri “rivalizohet” nga nëna


Adelina, ashtu siç e kemi parë edhe në evente të tjera, ka zgjedhur të shoqërohet nga nëna e saj, e cila është e veshur po me aq klas sa dhe e bija.


 Nisur nga këto foto, gjithkush mund të mendoj se Adelina ka zgjedhur si partnere shoqen e saj në eventin “Tirana Art Days”, pasi ajo duket aq sharmante sa dhe vajza e saj.
Për çfarë flet Kapexhiu me Adelinën?

I pranishëm në këtë event regjisori i mirënjohur Bujar Kapexhiu dhe këngëtarja e re kosovare Adelina Tahiri janë fotografuar teksa bisedojnë me njëri-tjetrin. Natyrshëm të lind pyetja! Çfarë po i tregon Bujari Adelinës që ajo po e dëgjon me aq vëmendje, apo mos ndoshta këngëtarja e re do të tentojë që të hyjë edhe në botën e filmit, dhe sigurisht që i duhen njohjet e duhura.