lundi 1 octobre 2012

Lori Hoxha ka vendosur te mbylle blogun e saj


Lori Hoxha ka vendosur te mbylle blogun e saj



Lajm i keq nga bota e Fashion Blogging Albania. Lori Hoxha ka vendosur te mbylle blogun e saj, i cili per hir te se vertetes beri mjaft buje dhe u ndoq rregullisht nga shume njerez, por mesa duket edhe gazetare, te cilet sipas Lorit, jane shkak qe ajo po vendos te mbylle blogun. “E kam kuptuar qe identiteti im po injorohet dhe gjate gjithe kohes kam qene “vajza e dikujt”.

Une nuk dua te me njohin keshtu, dhe ai “dikush” nuk do ta donte kurre kete gje. Blogu im nuk konsiderohet si nje fashion blog, por nje burim thashethemesh nga te ashtequajtur gazetare ne Shqiperi, dhe ka ndikuar ne jeten time dhe te te dashurve te mi. Ndaj kam vendosur ta mbyll.”
Ka shkruar ajo ne mesazhin e fundit te blog-ut te saj. Lori Hoxha, tashme aksionere ne Top Media, e hapi blogun e saj me qellimin e nje “dokumentari te perditshem te modes, stilit dhe botes nga pikepamja ime.”