Fillim tetori ne Tirane ka per te qene me se i zhurmshem. “Tirana Art’s Day” do te sjelle yjet e artit dhe futbollit shqiptar ne bote ne nje maratone festive. Eventi i ri qe i shtohet jetes kulturore te kryeqytetit, nje tradite e re qe do te organizohet cdo vit nga bashkia e Tiranes, nen kujdesin e kryetarit te saj, Lulezim Basha, ka si qellim promovimin e artit dhe kultures permes aktiviteteve te shumta te shtrira ne tre dite 4, 5, 6 tetor. Eliza Dushku do te vije per te prezantuar dokumentarin “E dashur Shqiperi”, Blerim Destani, Lorik Cana, Dafina Zeqiri e plot emra te tjere nuk do te mungojne ne keto dite festive te kryeqytetit.
Eliza Dushku prezanton me 5 tetor “E dashur Shqiperi”
Ne axhenden e aktiviteteve te ngjeshura kinematografike, Eliza Dushku ka shtuar edhe nje destinacion qe sa vjen behet edhe me i shpeshte. Aq me teper kur eshte rasti i kurorezimit te nje pune te bere plot dashuri dhe qe ka nje dedikim tejet te vecante. “E dashur Shqiperi”, nje udhetim ne vendin e origjines se saj, ku per bashkudhetar ka aktorin Blerim Destani e ka vendosur Elizen ne qytetet kryesore te Shqiperise e Kosoves, ndersa ka takuar personazhe te njohur shqiptare, por edhe njerez te thjeshte, qe e kane mikepritur me dashurine dhe ndjenjat me te bukura shqiptare. Tashme, cdo gje eshte gati. Dokumentari nje ore e gjysme eshte gati per premieren shqiptare qe do te behet ne kuader te “Tirana Art’s Day” dhe qe do ta sjelle Elizen serish ne kryeqytetin shqiptar. Edhe kete here, ajo do te vije me te dashurin e saj, Rick Fox.
Ekspozite “fashion” nga Fadil Berisha
Ai eshte bere promotor i se bukures ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Njeriu qe ka fotografuar emra te njohur qe nga Hollivudi e deri tek biznesi boteror, fotografi zyrtar i “Miss Universe” (qe organizohet nga Donald Trump) prej gati dy dekadash eshte pasaporta e suksesit te shume te rinjve te talentuar dhe vecanerisht vajzave shqiptare qe kane aspiruar fushen e modes ne SHBA. Me nje influence te madhe ne boten e madhe te show-bizz-it amerikan, Fadil Berisha nuk ka reshtur asnjehere se mbeshteturi artin shqiptar, duke u bere iniciues edhe i mjaft aktiviteteve ne Tirane. Ndaj, emri i tij ne “Tirana Art’s Day” jo vetem qe nuk kishte si te mungonte, por, madje, do te vije ne nje forme qe pasqyron punen e tij dhe konkretizon ate cfare thame me siper, sa i perket investimit te tij tek personazhet e artit shqiptar. Pikerisht nje ekspozite fotografike fashion do te pasqyroje punen e tij dhe do te jete nje nga aktivitetet me interesante dhe qe padyshim do te kete mjaft interes ne kete mori eventesh te kryeqytetit.
Futbollistët e Kombëtares Zvicerane zbarkojnë në kryeqytet
Të shumëpërfolurit futbollistë. Ata që janë në vëmendje të shtypit sportiv aq edhe atij rozë. Për më tepër, ata që janë shqiptarë dhe që kanë nënshkruar kontrata super të majme në Europë. Ata që u bënë kryelajmet në vend pak javë më parë do të vijnë në Tiranë. Pikërisht lojtarët shqiptarë që luajnë me Kombëtaren Zvicerane do të jenë mes personazheve VIP të ftuar në “Tirana Art’s Day”. Nga Xherdan Shaqiri (mesfushor luan me Bajernin në Gjermani), Granit Xhaka (sulmues luan me Borusia Munshengladbah), Admri Mehmedi (sulmues luan me Dinamo Kiev Ukrainë), Blerim Xhemaili (mesfushor luan me Napolin), Valon Brehami do të jenë së bashku në këtë rast unikal që bashkon njerëzit e suksesshëm shqiptarë në ditë që i dedikohen artit dhe padyshim vendit.
Anxhela Martini, sërish në pasarelën shqiptare
Modelja e njohur shqiptare që po tenton edhe fushën e stilimit në SHBA, Anxhe la Martini, do të rikthehet në pasarelën shqiptare, pikërisht për të sfiluar me koleksionet e katër stilisteve të përmendura. Anxhela, e cila lindi në Shkodër dhe u rrit në Zvicër, ku edhe nisi fushën e saj të modelimit, tashmë ka rrëmbyer vëmendjen e industrisë së modës, aq më tepër që tashmë ajo aspiron të jetë një zë i ndjeshëm në ideimin dhe stilimin e linjës së saj të bikinit, që u prezantua veç pak muaj më parë në New York. Së bashku me Anxhelën, në këtë event të modës, do të jenë të ftuara edhe supermodelja Lu Sierra, Marigona Dragusha etj.
