“E dua vendin tim” (I love my country) është formati më i ri që starton sot, ora 18:00, në ekranin e “Top Channel”, një show që prezantohet nga Xhemi Shehu. Formati më i ri televiziv që është konceptuar të sjellë argëtim, humor dhe garë, do të jetë interesant për faktin se personazhe të njohura të artit, kulturës dhe botës së televizionit do të testohen se sa të informuar janë për historinë dhe kulturën e Shqipërisë.
Gara do të konsistojë në bazë të origjinës së pjesëmarrësve, dhe në këtë edicion të parë dy skuadrat janë: “Mirdita” dhe “Berati”, me nga katër lojtarë që e kanë origjinën nga këto qytete. Organizatorët janë treguar të mbyllur në dhënien e informacionit, në mënyrë që personazhet të jenë pjesë e surprizës, por kemi mundur të zbulojmë emrat e së dielës së parë, që janë: Kozma Dushi, Adri Nurellari, Florian Agalliu, Agim Doçi, Jonida Maliqi, Mariza Ikonomi, Eugent Bushpepa, Adrola Bushi, të cilët do të luajnë për çfarë dinë rreth qytetit të tyre të origjinës.
Tashmë në ekran është shfaqur spoti televiziv, ku Xhemi Shehu premton një show me humor dhe që pritet të shfaqë interes. “I love my country” është një show suksesi në botë, ndërsa transmetohet në mbi 30 vende të botës, dhe nga viti në vit shtrin territorin e tij edhe më shumë. Pas shkrirjes së programit e ”E diell”, ku Xhemi Shehu ishte moderatore, si fillim me Adi Krastën dhe sezonin e kaluar me Alban Dudushin, ajo merr përsipër këtë format të ri, që “Top Channel” do ta sjellë në këtë sezon të ri televiziv. “I love my country” kërkon një moderator që të bëjë lojë e humor dhe të shkëmbejë batuta.
Suksesi i këtij formati qëndron në kiminë apo afrimitetin që krijohet mes personazheve të skuadrës, që e ngacmojnë apo e mbështetin pjesëtarin e skuadrës në mënyrën e tyre, duke zbuluar një tjetër anë të karakterit. Secila skuadër VIP ka një kapiten, dhe skuadra fituese e garës fiton një çmim special çdo javë. Skuadrat kanë katër anëtarë, përfaqësues për secilën kategori moshe (20-29 vjeç, 30-39 vjeç, 40-49 vjeç). Skuadrat do u përgjigjen pyetjeve të Xhemit, pyetje të thjeshta e të komplikuara, që u dedikohen vetëm qyteteve ku ata kanë lindur, apo kanë origjinën e largët.
VIP-at në provë publike
Natyrisht, fakti që VIP-at do të provohen hapur dhe publikisht se sa të informuar janë për Shqipërinë, i bën të mendohem disa herë para se t’i thonë “po” produksionit. “I love my country” është i konceptuar si një panel loje me shumë humor dhe shpirtin e garës. Tetë personazhe të njohur VIP do të sfidojnë njëri-tjetrin, ndërsa janë të ndarë në 2 ose katër skuadra. Nëpërmjet batutave, ngacmimeve dhe lojës që ata do të bëjnë në ekran, njëkohësisht do të maten dijet e tyre për Shqipërinë, ndërsa do të përfshihet edhe publiku në lojë, pasi i ndarë në grupe do të suportojë secilën skuadër. Nëpërmjet rregullave të lojës, spektakli “E dua vendin tim” do t’i bëjë personazhet e njohura shqiptare të garojnë në të njëjtën kohë për gjithçka dhe për asgjë, që do të thotë të zbulojnë kulturën e tyre pa kushte. Filozofia e lojës është të tregojë se sa janë ata të informuar për filmat më të njohur shqiptarë, spektaklet apo programet më të njohura dhe nostalgjikë të vendit, këngët më të famshme të 30 viteve të fundit, fakte të spikatura nga historia jonë, momentet më historike të sportit shqiptar, njohuri për gjuhën shqipe dhe kulturën e vendit. Me pak fjalë, ky show, javë pas jave është konceptuar si një udhëtim në memorien e njerëzve publikë në njohjen e Shqipërisë. Përzgjedhja e garuesve është bërë me audicion, ndaj presim me kureshtje cilët do të jenë VIP-at që do të shfaqen nga java në javë. PANORAMAPLUS