samedi 13 octobre 2012

Angela “tremb” djemtë shqiptarë Në pub kërcen me vajza

Pas intervistës që kapi një audiencë rekord në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit, modelja e famshme Angela Martini ka shijuar me miqtë e saj jetën e natës në kryeqytetin e Shqipërisë. Ajo së bashku me aktorin BlerimDestani dhe të tjerë miq që e shoqëronin kanë zgjedhur të shijojnë muzikën në pub “Austria”, ku atmosfera duket mjaft e nxehtë. Gotat e shampanjës dhe muzika ritmike ka bërë të vetën dhe ja, Angela edhe e ulur ndjek ritmet dhe kërcen.
Më pas ajo është çuar dhe kërcen me mikeshën e saj, ndërsa djemtë duket se kanë qenë të druajtur në këtë drejtim dhe askush nuk ka guxuar t’i afrohet ikonës së seksit për të vallëzuar me të. Të jenë kaq të ndrojtur djemtë e kryeqytetit? Apo është Angela që i tremb ata?! E vështirë për t’u thënë si njëra edhe tjetra përgjigje, por ama ajo që duket është fakti se askush nuk e ka marrë iniciativën për të qenë partneri i saj në këtë mbrëmje.
Angela Martini ishte prezent për dy ditë në Tiranë në kuadër të aktivitete vetë bashkisë së kryeqytetit “Tirana Art Days”. Përveç kalimit në pasarelë si modele, Angela prezantoi për herë të parë në Shqipëri veten si stiliste me koleksionin e saj “Angela Martini Bikini”.