Faleminderit Elgit Doda për muzikën dhe Arben Duka për tekstin”, ka shkruar në rrjetin social Facebook këngëtarja, e cila në këtë festival është paraqitur për dy vite me radhë. Kënga mësohet se do të jetë një baladë mjaft e veçantë, por këngëtarja nuk ka dashur të zbulojë më shumë rreth fabulës së saj.
Rezarta ka marrë pjesë në “Kënga Magjike 2010″ me këngën “Budallaçkë e vogël”, ku u vlerësua me çmimin tendencë dhe vendin e 9-të, ndërsa në vitin 2011, me këngën “Të jesh e mirë s’ia vlen”, ku fitoi çmimin “Best Performance”.
