Barbana Dini: Personazhet publike jane ato që kërkojnë skupe
Ndoshta është hera e parë në historinë e show biz-it shqiptar që një këngëtare flet qartë e bukur për marrëdhënien mes personazheve publike dhe gazetarëve. Barbana Dini, në këtë intervistë për Bluetooth tregon se gazetarët nuk shpifin por janë në kërkim të titujve sensacionalë, ama jane personazhet publike ato që kërkojnë skupe.
Pas pjesëmarrjes te “Kënga Magjike”, nuk ju kemi parë më në publik. Keni ndonjë projekt në dorë?
Sapo kam përfunduar xhirimet e klipit më të ri, që besoj shumë shpejt do të shfaqet në televizionet muzikore.
Ju jeni një këngëtare e cila nuk shfaqeni shpesh. E keni zgjedhur vetë këtë mënyrë menaxhimi?
Po, e kam zgjedhur vetë.
Po për koncertet, a nuk ju prish punë ky disi “largim” nga publiku?
Me koncerte jam e mbingarkuar. Kam 4 vjet që nuk bëj as edhe një ditë të vetme pushim .
Me çfarë merreni tjetër përveç muzikës?
Përveç muzikës merrem me palestër, jam një teze e përkushtuar ndaj mbesës sime Amla, jam një vajzë e përkushtuar ndaj familjes sime dhe jam dhe një e dashur e përkushtuar ndaj të fejuarit tim. Për të tjerat s’kam kohë .
A i del një këngëtari të jetojë mirë me të ardhurat që nxjerr nga muzika?
Një këngëtar, ashtu siç i fiton, ashtu edhe i shpenzon të ardhurat për kujdesin ndaj vetes.
Ju kemi parë edhe si aktore në një film ku keni interpretuar krah Sheilës; po me aktrimin çfarë lidhjeje keni?
Oferta për të luajtur në film më është bërë nga regjisori i mirënjohur Arjan Culiqi, dhe unë as që e mendova dy herë por direkt pranova, duke e konsideruar një eksperiencë të re.
Keni plane për ndonjë projekt tjetër në kinematografi?
Asnjëherë nuk i dihet !
Ju e keni deklaruar që jeni e dashuruar; përse shumë këngëtarë të tjerë i fshehin lidhjet?
Jam e dashuruar dhe mendoj që, kur gjen dashurinë e vërtetë, nuk ke pse ta fshehësh atë.
Ju përse e bëtë publike lidhjen, nuk keni frikë se media mund t’ju prishë punë?
Mendoj që mediat vetëm ndreqin punë .
Çfarë mendon i fejuari juaj në lidhje me profesionin tuaj?
Gersi më ka njohur si këngëtare dhe absolutisht është fansi im më i zjarrtë .
Bëhet xheloz për shkak të profesionit?Gersi është natyrë shumë e mirëkuptueshme.
Tregu muzikor shqiptar është i tejmbushur me këngëtare të cilat u përkasin kategorizimeve të ndryshme të llojit show girl, këngëtareve që kanë gjetur bashkëpunëtorë të suksesshëm etj; ju, ku e fusni veten në këto kategorizime?
Të jesh show girl do të thotë të dish të bësh gjithçka që ka lidhje me artin. Unë në Shqipëri nuk njoh asnjë të tillë. Mendoj që jam nga ato këngëtare që këndoj.
Cilat janë karakteristikat apo cilësitë kryesore që shihni te bashkëpunëtorët tuaj dhe e bëjnë një bashkëpunëtor të pëlqyeshëm për ju?
Profesionalizmi është tipari kryesor dhe duke qenë i tillë arrij ta kuptoj se çfarë më përshtatet dhe dua unë.
Sa ju ka ndihmuar fakti që keni pasur të bëni me bashkëpunëtorë të suksesshëm?
Mendoj që fati nuk ka të bëjë fare, është çështje mundësie.
A ju kanë ndihmuar bashkëpunëtorët për të krijuar famë në Shqipëri dhe për të ndërtuar një karrierë në muzikë?
Deri në një farë pike po, pjesa tjetër i përket punës sime.
Cilët janë bashkëpunëtorët e tu më të qëndrueshëm dhe përse keni zgjedhur ata?
Kohëve të fundit po bashkëpunoj me të qëndrueshëm, siç është kompozitori Adrian Hila. E vlerësoj punën profesionale të tij, arrin të më kuptojë çfarë kërkoj dhe mbi të gjitha më përshtatet vokalisht.
A kanë mundësi këngëtarët shqiptarë t’i zgjedhin vetë bashkëpunëtorët, apo u dorëzohen ofertave që u vijnë nga kompozitorët?
Çdo këngëtar është i lirë t’i zgjedhë bashkëpunëtorët e tij sipas preferencave personale.
Po kompozitorët, kanë këngëtarë të preferuar, apo mjafton që këngëtari të paguajë?
Jo çdo person që paguan mund të marrë një këngë të mirë.
A jeni ndjerë ndonjëherë keq me diçka që është shkruar në media për ju?
Nuk jam ndjerë keq, sepse nuk i kam dhënë shumë rëndësi. Tashmë jam mësuar, është risk i të qenit personazh publik; të gjithë që e duan këtë punë duhet të marrin parasysh dhe çfarë i pret.
Në media është folur që ju keni kryer ndërhyrje estetike, është e vërtetë?
Nuk dua të flas për këtë gjë.
Ç’mendoni për operacionet plastike?
Kur ekziston dëshira le të kryhen .
Je pro apo kundër?Pro.
Çfarë do të dëshironit të ndryshonit në pamjen tuaj?
Mendoj që të gjitha i kam në harmoni me njëra-tjetrën .
Besoni se gazetarët vërtet shpifin, apo janë personazhet ata të cilët dëshirojnë vëmendjen e gazetarëve dhe pastaj akuzojnë gazetarët për shpifje?
Mendoj që gazetarët nuk shpifin kurrë, por thjesht ata janë në kërkim të titujve sensacionalë. Personazhet publike janë në kërkim të skupeve .
E ka në dorë gazetari imazhin publik të një personazhi, apo vetë personazhi e ka në dorë të ndërtojë një lloj imazhi të caktuar?
Patjetër që media është shumë e rëndësishme në krijimin e një imazhi te caktuar. Në rastin konkret, po të mos ishit ju, si do ta kuptonte publiku se çfarë mendoj unë për çështje të caktuara? .
E keni ndjekur show biz-in e kohëve të fundit në Shqipëri; cili është lajmi që ju ka bërë më shumë përshtypje?
Të them të drejtën nuk e kam ndjekur.
Cila besoni se është këngëtarja e momentit në Shqipëri dhe Kosovë dhe përse?Më pëlqen Dafina Zeqiri, sepse ka një stil të veçantë.
Përse beson se një X këngëtare arrin të bëhet më e suksesshme se një tjetër, pavarësisht se mund të kenë të njëjtat mundësi për të bërë karrierë?
Është çështje shumë e ndërlikuar .
Ju vetë, ku e shihni veten artistikisht në të ardhmen, për shembull pas 6-7 vitesh?
Sigurisht më të plotësuar artistikisht dhe me një karrierë në ngritje.
A je e kënaqur me këtë që keni arritur deri më sot?
Jam shumë e kënaqur, sepse çdo gjë e kam arritur me forcat e mia dhe kur ndodh kështu, kaq nxjerr kilometrazhi .
Cila është ambicia jote më e madhe profesionale?
Në çdo moment, çdo gjë që kam ëndërruar e kam arritur. Tani jam shumë e zënë duke realizuar atë që ëndërroja dje.
A mendon se do ta realizosh ndonjëherë?Unë gjithçka që ia vë qëllim vetes e realizoj . Jam shumë këmbëngulëse.
Cili është këngëtari/e me famë botërore me të cilin/cilën do të doje të kishe një duet?
Do dëshiroja një duet me Tina Turner. Mbetet një nga idhujt e mi.
Beson se do t’ia arrish një ditë kësaj gjëje?
Nuk i dihet !