Bleona Qereti ben publike axhenden e koncerteve neper Shqiperi
Bleona Qereti, pas nje suksesi ne Amerike, tashme do te rikthehet fuqishem ne nje turne neper qytete te ndryshme te Shqiperise. “Single pass out” eshte albumi i saj i pare per tregun amerikan dhe, sic ka treguar se fundmi, turin per promovimin e tij do ta nise nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Ne rrjetin social “Facebook”, ajo ka treguar edhe datat e koncerteve, si dhe te ftuarit e saj ne kete turne.
Koncerti i pare nis me Vloren me 26 gusht, per t’i lene radhen Shkodres me date 30 gusht, si dhe Elbasanit me 2 shtator. Tri nga kenget e albumit jane punuar nga Timbaland, nderkohe qe per videon qe do te shoqeroje kete album, Bleona eshte duke punuar me Ray Kay, producentin e famshem te klipeve ne Hollivud, qe ka punuar per Britney Spears, Rihanna, Lady Gaga etj.
Nderkohe, disa nga kenget e tjera te albumit jane punuar nga Rodney Jerkins (Darkchild), i cili ka bere 3 kenge, ndersa pjesa e mbetur jane realizuar nga Skydancers ne France dhe Stopwaitgo ne Iceland. “Jam tmerresisht e lumtur te ndaj me ju kete lajm. Se shpejti do te kthehem me ne fund ne Shqiperi. Me 26 gusht do te jem ne Vlore per te startuar tour-in tim ne mbare Shqiperine… Mezi pres te jem serish prane jush, zemrat e mia.
Po filloj numerimin mbrapsht. Ju dua shume te gjitheve”. Ky ka qene dhe statusi qe Bleona ka hedhur per gjithe fansat e saj. Pas nje kohe te gjate, me ne fund kemi daten e sakte se kur kengetarja do te nise turin e saj ne Shqiperi. Te ftuarit speciale ne promovimin e albumit te saj jane, Timbaland, Dj Free Style dhe Brasco, Etno Engjejt. I.Ndoj Koha Jone


