Vetëm para dy ditësh ka postuar një foto ku ka tentuar të duket ‘si boss’ ashtu siç edhe kishte shkruar edhe në dedikimin që i kishte vënë fotos, Dafina me qëllim ose pa qëllim, kishte vendosur dorën në një pjesë të trupit, ku kohën e fundit e kemi parë shpesh dorën e Tunës.
A mund të jetë pikërisht kjo e fundit, inspirim për këtë foto të Dafinës, marrë parasysh faktin se sa shumë ai gjest i solli famë dhe interesim Tunës, apo të qenit sa më shumë provokues është një “sëmundje” që personazhet e ndryshme shqiptare e kanë marrë sapo kanë shkuar në Amerikë.
