Mirëpo shpesh janë publikuar foto të tij përkrah vajzës bukuroshe, të cilat lënë të dyshohet se midis dy të rinjve ka diçka. Ne e kemi pyetur Seldin lidhur me këtë duke kërkuar nga ai një sqarim të kësaj historie. “Nuk jam i fejuar dhe dua që ta kuptojnë njëherë e mirë të gjithë. As që kam ndërmend të fejohem. Jam shumë i ri që të mendoj për këto gjëra. Dua të përqendrohem tërësisht tek karriera ime si këngëtar dhe të punoj sa më shumë.
Më ka bezdisur ky thashethemi i fejesës, sepse nuk më pëlqen që për mua të shkruhen gjëra të pavërteta. Këtu po të të shohin me një femër afër direkt të nxjerrin namin që e ke të fejuar ose të dashur. Ndonjëherë do na përflasin edhe për ndonjë kushërirë. Unë nuk jam 14- vjeç dhëndër… Jam i ri dhe fejesën e shoh shumë larg, nuk e mendoj fare.
Për momentin jam duke punuar për këngët e reja, të cilat me siguri do të jenë “super hite”, tregon ai për “Bluetooth”. Së fundmi këngëtari simpatik është në tregun muzikor me një bashkëpunim, i cili po rezulton i suksesshëm. E kemi fjalën për këngën “Pare Pare” me Mimoza Shkodrën. Ndërkaq, nuk do të vonojë edhe bashkëpunimi i radhës me Sinan Hoxhën, lajm i konfirmuar nga vetë ky i fundit.
