lundi 1 octobre 2012

Gjyste Vulaj: Po kaloj shtatzëni të vështirë, kam anuluar çdo aktivitet


Gjyste Vulaj: Po kaloj shtatzëni të vështirë, kam anuluar çdo aktivitet


Shumë energjike në skenë prej disa vitesh, por shtatzënia ka bërë që Gjyste Vulaj të anulojë shumë koncerte e mbrëmje muzikore, sepse në mars të vitit të ardhshëm ajo do të bëhet përsëri nënë. Ne realizuam një bisedë më të, ku këngëtarja tregon emocionet dhe problemet e para të shtatzënisë…
Gjyste vendose vetë të ngelësh shtatzënë apo qe rastësi?
Kam menduar që shtatzënia do të më ecë për qejfin tim, ndaj dhe vendosa të mbetem shtatzënë.
Pra kishe planifikuar edhe datën?
Po, më 23 maj pas mesnate kam mbetur shtatzënë.
Sa je e kënaqur nga kjo periudhë e jetës, sa kujdes duhet të tregosh?
Shtatzënia po më ecën krejt ndryshe se nga ç’prisja, më duhet të kem shumë kujdes, mjekët më kanë rekomanduar veç pushim, gjë që nuk pata mundësi t’i përmbahem…
Pse, keni komplikime?
Jam si lule e këputur, jam pa qejf, e urrej këtë gjendje shtatzënë, me komplikime, tableta, injeksione, mërzitje. Por meqenëse e dua shumë bebushin e sapokrijuar, s’po më pritet ta mbaj në duar, të më falë gëzim, sepse më ka marrë malli për gëzim e kënaqësi shpirtërore.
Ke qenë shumë energjike, po tani?
Jam bërë si robot nga angazhimet e shumta, e kam lënë veten krejtësisht pas dore, më mungon shumë energjia pozitive!
Sa muaj u bënë që je shtatzënë?
Nuk i kam mbushur ende 3 muaj shtatzëni.
Ke anuluar angazhimet muzikore?
Sa i përket profesionit, për shkak të shtatzënisë në gjendje kritike, e cila është shoqëruar edhe me probleme shëndetësore të tjera (kam fituar edhe bronhitis), jam detyruar të anuloj disa shfaqje. Dhe nga shtatori deri në marsin e vitit 2013 do shkëputem krejtësisht nga angazhimet profesionale.  PanoramaPlus