Babai i Elvana Gjatës: Kartolina që Berisha i dërgoi sime bije bëri që mjekët të më shërbejnë
Profesioni i tij është oficer. Rreth 25 vite ka shërbyer në të gjitha nivelet e Forcave të Armatosura. Ka qenë familje ushtaraku në breza. Por kjo nuk e ka penguar që të mirëkuptojë e mbështesë vajzën e tij. Fatmir Gjata rrëfen se si ka bërë menaxherin e Elvanës për 10 vite, deri kur për pak sa nuk preku vdekjen.
Si ka mundësi që nga një familje ushtarakesh të dalë një artiste e talentuar?
Në pamje të jashtme duket diçka që stonon, po të kemi parasysh historinë e dinastisë së artistëve në përgjithësi, por nuk është kështu. Vërtet që nuk e kemi të trashëguar artin si profesion, por e kemi transmentuar si prirje, si pasion. Nëna ime ka qenë një këngëtare e mrekullueshme. Ka kënduar disa kohë në korin e Ansamblit të Shtetit. Po kështu edhe unë. Kënga ka qenë hobi im që fëmijë. Kam pasur idhull Çelentanon.
Pra, në një farë kuptimi keni ndikuar ju te Elvana…
Të them të drejtën, unë nuk kam pasur ndonjë dëshirë të madhe që ime bijë të bëhej këngëtare. Ajo që ka pikasur talentin e Elvanës qysh në fëmijëri ka qenë nëna ime, e cila ka bërë ç’është e mundur për ta mbështetur, ndonjëherë edhe jashtë dëshirës sonë.
Ka qenë e vështirë për ju, një oficer i lidhur me detyra të sforcuara , me repartet e largëta, ta mbështesni gjatë debutimeve në skenë?
Ka qenë tmerrësisht e vështirë, sidomos po të kemi parasysh periudhën e tranzicionit në të cilën duhej të kultivohej si këngëtare. Ka qënë e vështirë pikësëpari në aspektin psikologjik, ku më është dashur të kapërceja mbi veten e ta bëja shoqe. Sakaq, duhej ta shoqëroja edhe hap pas hapi. Kjo veçanërisht në fillimet e saj. Më është dashur më tej të bëj si të thuash, menaxherin, ta ndjek nëpër koncerte sa brenda vendit, aq edhe jashtë.
Pra ka qenë diçka sfilitëse, po të kemi parasysh koncertet e shumta të Elvanës?
Plot 10 vite e kam shoqëruar pa ndërprerë në të gjitha koncertet e zhvilluara në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Zvicër, Gjermani, Holandë, Danimarkë etj. Ka qëlluar që me makinën time të bëj edhe 1000 kilometra në ditë për të kapur oraret e planifikuara. Ka ndodhur të udhëtoj pa ndërprerë edhe 72 orë rresht…
Më në fund jeni tërhequr nga shoqërimi i Elvanës?
Qysh nga viti i kaluar kur u përballa me një goditje të rëndë kardiake në zemër, nuk e shoqëroj më. Është vendi këtu të theksoj se Elvana më shpëtoi nga thonjtë e vdekjes….
(Rrefimin emocionues te babait te nje prej kengetareve me te famshme ne mbare hapesiren shqiptare mund ta lexoni ne numrin e sotem te suplementit, Panorama Plus, qe jepet falas me gazeten, Panorama)
