Klajdi Selimi: Si ma shkatërroi jetën një femër
Klajdi Selimi, balerini shqiptar që mori pjesë në edicionin e katert të spektaklit të njohur italian “Amici”, ka rrëfyer për mediat historinë e tij të dashurisë, e cila e ka çuar deri në shkatërrim…
Kështu, për javoren italiane “Visto”, ai ka pohuar sesi vijoi rruga e tij në shtetin fqinj, pasi u rendit i treti mes fituesve të këtij edicioni.
“Ishte viti 2007, atëherë kur unë rashë në dashuri. Ajo jetonte në Reggio Calabria, e kështu, ndërsa kisha vetëm pak orë të lira, merrja trenin. Vetëm që të arrija ta shihja.
Ua kisha prezantuar edhe disa miqve të mi. E kur më kërkoi borxh disa para’ për mua ishte normale që t’ia jepja. Sepse i kishte të nevojshme për aktivitetin e saj. Më thoshte se unë isha i vetmi që mund ta ndihmoja, pasi as prindërit e saj nuk mund të bënin asgjë për të”, ka treguar ai.
Duke shtuar më tej, se nisi që t’i hapë sytë kur e kuptoi se paratë e dhënë hua ndaj saj, nuk do t’i ktheheshin më kurrë.
“Unë i hapa sytë kur i kërkova të m’i kthente paratë pasi më duheshin të paguaja makineritë për fabrikën. Dhe kur zbulova se ndërsa qantë para meje se ishte e varfër, bënte xhiro me kroçiere, ndërsa babai i saj blinte një makinë të re. E ajo çfarë më dhemb, nuk është vetëm indiferenca ndaj problemeve të mia, por fakti se ajo kurrë nuk më tha as edhe një falënderim të vetëm”.
E tani, Klajdi ka vendosur që ta denoncojë atë.
“Unë kam besim në drejtësinë italiane. Kjo është arsyeja pse do ta çoj deri në gjykatë. Unë i kam të gjitha provat që tregojnë se çfarë ka ndodhur. Të ndihmoj ata që janë në nevojë, është në natyrën time. Por kurrë nuk e kam menduar, se një person i dashur do më bënte të katandisesha kështu. Falë Italisë kam bërë realitet të gjitha ëndrrat e mia. Por për shkak të një femre, tani rrezikoj që të humbas gjithçka”, përfundon rrëfimi i balerinit shqiptar.

