Sot, Floriana Garo, ne gare per “Miss World 2012″
Para eventit, konkurrentja shqiptare flet per sitin “Missology”
Nen fashen e “Miss Albania”-s, Floriana Garo do te konkurroje sot ne eventin me te madh te bukurise, “Miss World 2012″. Prej mbi nje muaj, Floriana, vajza e motit ne televizionin “ABC News”, se bashku me konkurrentet e tjera te ketij kompeticioni, ka bere pergatitje ne vendin e larget, Kine, dhe tashme tregon se eshte shume krenare qe ia ka arritur te jete atje, ndersa deshira e saj eshte “Prezantimi sa me dinjitoz i Shqiperise”. Ne nje interviste per sitin “Missology”, Floriana ka folur per veten e saj dhe prezencen ne kete konkurs. Ne ju sjellim intervisten e plote, ndersa urojme qe ajo te marre vleresimin e duhur ne “Miss World”, e pse jo edhe kuroren e arte
Floriana, na trego dicka me teper per njerezit qe duan te dine per ju?
Une kam qene pjese e skuadres kombetare te te rinjve shqiptare ne volejboll, pjese e “North Dakota Volleyball All State Team”, dhe dy here jam zgjedhur Lojtarja e Vitit, nga CUNY konference, ne New York.
Cfare ka ne canten tuaj ne keto momente?
Celesa, telefon, nje liber, portofoli, syzet e diellit, te kuq buzesh, pasqyre, usb, stilolaps, etj..
Cili eshte qellimi ne jete i nje gruaje, sipas jush?
Nje grua qe perdor kualitetet e saj me te mira dhe ben diferencen me to.
Cila eshte keshilla me e rendesishme qe ju ka dhene nena juaj?
Te jem e pavarur, te ndjek pasionin tim dhe te jem e perulur.
Na pershkruaj qytetin ne te cilin je rritur.
Une jam rritur ne nje qytet te bukur bregdetar, ne Durres. Eshte qyteti i dyte me i madh ne Shqiperi, dhe pervec plazhit ai ka mjaft thesare arkeologjike. Njerezit jane shume miqesore dhe turizmi po rritet nga viti ne vit.
Na trego dicka, per stilin dhe moden qe ju ndiqni?
Une kam nje stil klasik dhe elegant. Garderoba ime eshte e mbushur me mjaft fustane, por qe cdo veshje ndryshon sipas rastit. Megjithate, une preferoj rroba te nje cilesie te larte dhe qe tregojne sa me mire linjat e mia.
A ka ndonje sekret bukurie, qe ju do te donit ta ndanit me lexuesit e “Missosology”-s?
Ha gjithmone ushqim natyral, pi mjaft uje, fle mjaftueshem dhe perdor mjaft diellin mbrojtes, ne kete sezon. Gjithmone perpiqem t’i ndjek keto rregulla, dhe deri me tani cdo gje shkon per mrekulli.
Cili eshte nje difekt juaji, ne karakter?
Jam natyre e paduruar dhe i analizoj shpesh gjerat. Megjithate, jam duke punuar ne kete tipar timin.
Ne nje det te bukurise femerore universale, qe marrin pjese ne “Miss World”, cfare mendoni se do t’ju vecoje?
Realizimi i pervojes me te rendesishme, per te komunikuar ne menyre efektive me konkurrentet dhe jurine.
Nese ju do te mund te ndryshonit dicka ne bote, cila do te ishte ajo?
Zhdukja e dhunes! Pa dhune ne do te jetojme ne nje bote pa luftra, pa terrorizem, padrejtesi dhe te gjitha ato ceshtje qe parandalojne prosperitetin.
Nje mesazh per fansat tuaj?
Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen. Te merrja pjese ne “Miss World”, ka qene gjihtmone nje enderr e imja dhe tashme po bej gjithcka per ta prezantuar vendin tim me dinjitet. Kam qene e bekuar ne jeten time, dhe tashme po kuptoj se eshte tani koha per te bere nje ndryshim dhe per te ndihmuar sa me shume qe te kem mundesi. Me dashuri, Floriana! Koha Jone

