Mirjeta e “BB: Dasma ime mbretërore prej 15 mijë paundësh
Një fustan glamur i punuar nga “Geraldina sposa”, ndërsa fotografitë të punuara nga Gjon Matusha i cili punon për një agjenci mode në Londër, organizator i gjithë ceremonisë ka qenë Ergys Bamçi bashkë me Mirjetën”, këto janë vetëm disa detaje të ceremonisë martesore të banores së famshme të BB4, shkodranes Mirjeta Bajramaj, e cila ka kurorëzuar dashurinë e saj me djaloshin kosovar, Burim Fejzullahu. Koreografia e punuar nga Ladi, ndërsa për pjesën artistike është përkujdesur Ervin Bushati me një tjetër këngëtare.
”Nuk e di nga t’ia nis, ceremonia filloi tek Iliria në Shkodër në orën 10 deri në 11:30. Aty ishim 40 veta familjarë të ngushtë dhe dy muzikantë, violinist dhe fizarmonikë, sa bukur o Zot! Pastaj shkuam në xhami dhe bëmë betimin ku unë i kërkova zemrën Burimit”, thekson nën një buzëqeshje Mirjeta, e cila është shumë e lumtur tashmë si e martuar dhe rrëfen në detaje ceremoninë e saj të martesës. ”Po sa njerëz rrugëve o Zot, plot foto gjithandej dhe urime pa fund. Më tha një grua që isha nusja më e bukur që ka parë deri më tani, makinën e kishim me targa ‘Të sapomartuarit’ dhe unë i kam përshëndetur të gjithë njerëzit rrugës me dorë si mbretëreshë, pastaj hyrja në lokal ishte si një dasmë ‘royal’, tre shoqërues rrugës dhe mbesa me lule duke hedhur trëndafilat në çdo hap që hidhnim ne, plus tre shoqërues me një këngë romantike ”Just you and me” dhe me surpriza gjatë gjithë dasmës.
Kishim plot energji, Ergysi ishte prezantuesi dhe organizatori, unë thashë një fjalim dhe i përshëndeta të gjithë dhe i ftova beqarët në pistë për të kapur kurorën e luleve. Ato shkuan në dorë tek motra ime (qesh), sa bukur ishte, pastaj i përshëndetëm krushqit me një grup valltarësh me veshje kombëtare për 100-vjetorin dhe bashkimin e dashurisë sonë”, tregon më tej ish-banorja e ”Big brother”, e cila është kurorëzuar me shefin e kompanisë në të cilën punon. ”Gjëja më e bukur ishte një surprizë nga Ergysi, një video për mua dhe Burimin e gjatë 10 minuta duke shpjeguar dashurinë tonë dhe pse ishin të ftuar mbi 450 persona në këtë dasmë, duke e shpjeguar me foto. Së shpejti kjo do të jetë edhe në youtube. Pastaj për muzikën është kujdesur Ervin Bushati, i cili e ka nxehur atmosferën në qiell, kemi bërë një valle me gjithë shoqërinë dhe jemi kënaqur. Pas dasmës shkuam te pishina party në Dubai, aty kemi qenë 150 veta, gjithë të rinj, me Dj & kokteil frutash dhe me shampanjë. Jam hedhur unë e para e pastaj të gjithë pas meje në pishinë. Gallatë deri në orën 1:30. Pas asaj mbrëmjeje, imagjinojeni unë kam përfunduar në shtëpi me kostumin e Burimit, ai me këmishë dhe pantalonla të shkurtra”, thotë Mirjeta, e cila për momentin gjendet në Kosovë ku ka pasur edhe një festë tjetër të organizuar nga vëllai i Burimit, ndërsa në shtator ajo do të udhëtojë për muajin e mjaltit në Bora Bora. ”Tani jemi në Kosovë dhe këtu kemi bërë një festë të madhe të organizuar nga vëllai i Burimit te liqeni i Batllavës në Orlan restaurant, sa fantastike ishte shumë bukur dhe jemi kthyer në Prishtinë. Do të kthehemi të dielën në Londër, e pastaj në shtator në muajin e mjaltit në Bora Bora, mezi po pres. I falënderoj të gjithë për pjesëmarrjen dhe uroj gjithë gocat beqare me një burrë si t’ua dojë zemra atyre”. E pyetur nëse dëshirojnë të bëjnë ndonjë fëmijë së shpejti, Mirjeta përgjigjet: ”Jo, fëmijët më vonë, tani kemi plane të punojmë dhe të udhëtojmë bashkë nëpër botë, kemi dëshirë të shkojmë në Australi, Zelandë të Re, Afrikë e të tjera vende, fëmijë pas disa vitesh”. Dasma e saj ka kushtuar shumë, banorja e BB tregon edhe shifrën: ”Dasma ka kushtuar rreth 15 mijë paund” – thotë ajo. I përfolur me këtë rast ka qenë edhe ishi dashuri i saj, Marieli, i cili po ashtu ishte i ftuar në dasmë por i ishte përgjigjur negativisht ftesës. ”Ku dua t’ia di unë për të, ai për mua është çështje e vdekur, kam jetën time perfekte, s’kam kohë të stresohem për Marielin”, thekson në fund Mirjeta.

