lundi 1 octobre 2012

Rita Ora pergaditet per koncertin e madh ne Stadiumin e Prishtines


Rita Ora pergaditet per koncertin e madh ne Stadiumin e Prishtines


Pop ylli shqiptar me fame boterore, Rita Ora, shume shpejt pritet te performoje ne Kosove, ndersa deshira e shume fansave pritet te plotesohet pikerisht pas lansimit te albumit te saj te pare.
Telegrafi ka mesuar nga burime te aferta me Rita Oren se jane te afermit e asaj ne Kosove ata qe jane duke i bere pergatitjet e koncertit te madh te saj, qe pritet te mbahet ne Stadiumin e Qytetit te Prishtines.


Performanca e Rites ne Prishtine nuk eshte e lehte te realizohet, pasi ajo pritet te filloje nje turne pas lansimit te albumit te pare, nje turne ky qe do te perqendrohet ne Britani dhe vende tjera te cilat kane mundesi te paguajne shuma te medha te hollash per te.
Kjo vertetohet edhe nga nje videoxhirim i bere nga Zone Club, ku Rita pershendet nje prej klubeve me te medha te nates ne Kosove, duke aluduar keshtu per nje koncert te mundshem ne Prishtine.
Rita Ora eshte ne lansim te albumit te saj debutues “O.R.A”, i cili pritet te shenoje shperthimin e saj zyrtar drejt majes se top listave boterore, me konkurrenten kryesore, yllin nga Barbados, Rihanna. /telegrafi/